Ndeshja mes Evertonit dhe Peterborou do të ishte hisotorike po të mos ishte për një vendim të marrë nga trajneri i ekipit mik. Siç dihet në skuadrën e Everton militon Eshli Jang. 39-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Junajtid të Ferguson, kishte një ëndërr të madhe pasi fati bëri që në këtë raund skuadra e tij të ndeshej me ekipin ku militon i biri, 18-vjeçar.
Por trajneri i Peterborou, Darren Ferguson, djali i Sër Aleks, nuk aktivizoi qoftë edhe për një minutë të vetme Tajler Jangun duke u prishur ëndrrën të gjithë tifozëve të pranishëm në “goodison Park” të cilët do të asistonin në një moment historik pasi kurrë më parë në 154 vite histori babë e birë kanë luajtur përballë njëri-tjetrit në një ndeshje të vlefshme për FA Cup.
Në fund të ndeshjes Eshli Jang shkroi në profilin e tij në “X” fjalën “i zhgënjyer” edhe pse Evertoni kaloi turin ndërsa Darren Ferguson denoncoi publikisht para medieve se i kishin bërë presion që të aktivizonte Tajler Jangun.