“The Sun” bën me dije se familja e Mikael Shumakerit ka nxjerrë në ankand koleksionin e orëve të ish-pilotit të Formulës 1. Sipas informacioneve të para mësohet se do jenë tetë të tilla, të cilat do të nxirren në ankand për shifrën fillestare të 6 milionë eurove.
Orët do të ekspozohen fundjavën e Çmimit të Madh të Majemit (3-5 maj) në një sallë të njohur në Nju Jork. Sa i përket ankandit mësohet se do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës më 13 maj.
Në koleksionin e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 janë orë të markave të njohura si “F.P. Journe”, “Rolex” dhe “Audemars Piguet”.