Vigjilja e ndeshjes mes Fenerbahçes dhe Mançester Junajtid është arena e radhës kur Zhoze Murinjo ka mundur që të bëjë provokimin e radhës. Takimi në fjalë, i cili vjen për publikun shqiptar në ekranin e RTSH, do të jetë i veçantë për portugezin, i cili do të ritakohet me ish-skuadrën e tij.
Siç dihet Mançester Siti është nën hetim nga Premier Liga, e cila akuzon ekpin në fjalë për plot 115 shkelje financiare. Nëse akuzat do të vërtetoheshin atëherë Mançester Siti mund të rrezikojë shumë. N jë vendim i tillë do të kishte impakt edhe në sezonet e kaluara.
Pikërisht në këtë pikë ka ndërhyre edhe Zhoze Murinjo, i cili si trajner i Fenerbahçes u ka kujtuar ish-tifozëve të tij në Mançester se Junajtid i sezonit 2017-2018 mund të “arkëtojë” një titull kampion.
“Ashtu siç e dini ju fare mirë në 2017-2018 Junajtidi im fitoi Ligën e Europës dhe përfundoi në vendin e dytë në Premier Ligë. Unë mendoj se kemi ende një shans për ta fituar atë titull nëse Sitit zbresin pikët për shkak të shkeljeve që ka bërë. Dhe në rast se ne fitojmë titullin mua Junajtid më detyrohet një shumë të majmë, të cilën e kisha në kontratë në rast triumfi”, tha Murinjo.
Në sezonin të cilit i referohej Murinjo, Siti vendosi një rekord duke grumbulluar plot 100 pikë ndërsa Junajtid përfundoi në vendin e dytë me 81.