RTSH Sport Live

Ferrari dhe Red Bull më të “shpejtat”, kalojnë “crash test” dhe bëhen gati për të zhvilluar veturat

  • 29/01/2025
  • |
  • Formula 1
Ferrari dhe Red Bull më të “shpejtat”, kalojnë “crash test” dhe bëhen gati për të zhvilluar veturat

Edhe pse nga starti i Botërorit të Formulës 1 na ndajnë ende disa javë duket se konstruktorët e Ferrari-t dhe Red Bull kanë përfunduar punën  më të madhe sa i përket ndërtimit të veturave për sezonin e ri.

Sipas asaj që është bërë me dije si Ferrari edhe Red Bull kanë kryer me sukses “crash test”-in dhe tani do të kenë kohën e nevojshme për të modeluar nga ana aerodinamike veturat e tyre.