Në ndeshjen e javës së 36-të të Ligës spanjolle, Real Madrid vazhdon të festojë titullin, duke mposhtur 5-0 Alaves në Bernabeu. Los Blancos kontrolluan ndeshjen në pjesën e parë: Bellingham hapi festivalin e golave(10'), më pas shënuan Vinicius (27') dhe Valverde me një eurogol (46'). Braziliani firmosi pokerin në minutën e 70-të.
Në finale ka vend edhe për Arda Guler. Talenti turk firmosi rezultatin final 5-0, duke shtyrë në rrjetë me të majtën pas goditjes së refuzuar të Rodrygo. Me këtë sukses, kampionët e rinj spanjollë ngjiten në 93 pikë në renditje, ndërsa Alaves mbetet i mbërthyer në 42 pikë, në vendin e 11-të.