RTSH Sport Live

FIFA pezullon Kongon dhe Pakistanin nga të gjitha garat

  • 10 orë para
  • |
  • Futboll Bota
FIFA pezullon Kongon dhe Pakistanin nga të gjitha garat
Ekipet e klubeve ashtu edhe kombëtaret nuk do të mund të marrin pjesë në turne nën kujdesin e FIFA-s

FIFA njoftoi në një deklaratë zyrtare se ka pezulluar Federatën e Futbollit të Kongos dhe Federatën e Futbollit të Pakistanit në dritën e rrethanave serioze që prekin të dyja shoqatat.

Në rastin e parë, siç thuhet në komunikatën për shtyp, vendimi ka ardhur për shkak të “ndërhyrjes së padrejtë të palëve të treta në punët e organizatës”, ndërsa në rastin e dytë vendimi ka ardhur për shkak se organizata “nuk ka bërë një rishikim të statutit të PFF-së, i cili do të garantonte zgjedhje të drejta dhe demokratike për udhëheqjen e saj”.

Prandaj, si ekipet e klubeve ashtu edhe kombëtaret nuk do të mund të marrin pjesë në turne nën kujdesin e FIFA-s dhe të konfederatave përkatëse kontinentale, derisa të korrigjohen situatat përkatëse.