Telenovelës “Xhejms Harden” i erdhi fundi. Natën e kaluar skuadra e Filadelfias dhe ajo e Los Anxhelosit kanë arritur akordin për të spostuar drejt Kalifornisë njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit në NBA.
34-vjeçari në vitet e fundit ka qenë një çështje për shumë ekipe pasi prej 2021 kur u largua nga Hjuston Rokets ka ndryshuar plot katër ekipe (Rokets, Nets, Siksers dhe tani Klipërs).
Në këtë tratativë janë përfshirë edhe disa lojtarë të tjerë. Përveç Harden në Los Anxhelos kanë mabrritur edhe P.Xh. Taker së bashku me serbin e talentuar Filip Petrusev. Ndërsa Filadelfia merr lojtarë si Markus Morris, Nik Batum, Robert Kovington dhe K.J. Martin si dhe zgjedhjen e parë të Draftit të 2028-ës, dy zgjedhje të dyta dhe të drejtën për të këmbyer një lojtar të zgjedhur po nga drafti.