Ka nisur zyrtarisht kapitulli i tretë i Claudio Ranierit si trajner i Romës. Trajneri i ri mbërriti në Trigoria në kohën e drekës ku kishte pak tifozë që e prisnin, pak para orës 15:00 u zyrtarizua nga klubi dhe menjëherë më pas nisi të drejtojë stërvitjen e parë të skuadrës.
Për Ranierin, klubi verdhekuq ka përgatitur një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe më pas një e ardhme si drejtues.
Ranieri ka nënshkruar një kontratë me vlerë rreth 1.5 milionë euro, me bonuse të lidhura me arritjen e objektivave specifike të ekipit.