RTSH Sport Live

Finalja e Ligës së Konferencës, FSHF fton vullnetarët

  • 22/01/2022
  • |
  • Evente Sportive
Finalja e Ligës së Konferencës, FSHF fton vullnetarët
FSHF prezanton programin, fton të interesuarit të aplikojnë

Shqipëria po bëhet gati të presë një nga eventet më të mëdha sportive në historinë e saj, finalen Konferencë Ligës, veprimtarisë më të re të futbollit kontinental të klubeve, të organizuar nga UEFA, do të luhet në Tiranë më 25 maj të këtij viti. Përgatitjet për organizimin e kësaj finaleje kanë nisur që kur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që kjo ndeshje të zhvillohet në një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri, në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Një nga aspektet e organizimit të kësaj finaleje është edhe “Programi i Vullnetarëve”, që ka të bëjë me pjesëmarrjen e plot 400 vullnetarëve, të cilët do të mund të aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj sfide finale dhe historike, për të dhënë secili kontributin e tij në këtë eveniment gjigand dhe të rëndësishëm, ashtu sikurse do të kenë edhe mundësinë të trajnohen nga organizues të UEFA-s mbi detyrat që do të mbajnë përgjatë këtij aktiviteti, për të mësuar se si organizohet dhe zhvillohet një ngjarje e tillë me këto lloj përmasash.

Kejdi Tomori: “Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet e lindjes është një problematikë dhe është e kundërta e vendeve të  perëndimit apo vendeve skandinave, ku kultura e vullnetarizimit është shumë e përhapur. Mesazhi im për këta persona është që të vijnë, të bëhen pjesë e projektit të vullnetarëve dhe ta shijojnë sepse në fund të ditës bëhet fjalë për një finale të madhe, ku secili nga këta njerëz do të japë kontributin e vet dhe më pas do të ketë çfarë t’i tregojë të tjerëve.”)

Përgjegjësja e Programit të Vullnetarëve, Edlira Jaupaj, ka shpjeguar se kush mund të aplikojë në këtë program dhe mënyrën se si do të mund të aplikojnë.

Edlira Jaupaj: “Në projektin e vullnetarëve, aplikimi do të bëhet përmes një aplikimi të veçantë që do ta gjeni në ëeb-in tonë dhe më tej do të kemi të gjithë vullnetarët, studentët ose personat e interesuar do të aplikojnë përmes këtij linku dhe do të lidhen në mënyrë direkte me faqen e UEFA-s. Gjithçka është në bashkëpunim me UEFA-n dhe është një nismë shumë e mirë që hapet në këtë formë dhe do të ketë një vazhdimësi akoma dhe më tej.”