RTSH Sport Live

Finiks fiton edhe të dytën ndaj Denver

  • 10/06/2021
  • |
  • Basketboll
Finiks fiton edhe të dytën ndaj Denver
Shkarkohet Bjorgrin, trajneri i Indianës, i katërti në pak ditë

Chris Paul, edhe pse 36 vjeç tregoi se është ende shembulli i organizatorit perfekt në NBA, 15 assist, asnjë humbje topi dhe udhëhoqi skuadrën drejt fitores së dytë në gjysmëfinalet e Perëndimit. “Ndjehem mirë , madje mjafte mirë – u shpreh Paul në fund. Veterani shënoi gjithashtu edhe 17 pikë , ku ju bashkuan edhe 18 pikët e Devin Buker dhe 10 ribaundet e tij në fitoren e Finiks ndaj Denver 123-98 duke udhëhequr tani serinë 2-0.

 DeAnder Ayton gjithashtu luajti mirë me 15 pikë dhe 10 topa në tabelë dhe Mikal Bridges me 16 pikë në fitoren e pestë rresht në Play Off të Finiks. Në raundin e parë ndaj Los Angeles Lakers,  Chris Paul dëmtoi shpatullën e megjithatë nuk humbi asnjë ndeshje duke insistuar tek trajneri i tij për tu aktivizuar. Për Denver, Nikola Jokic i sapo shpallur lojtari më i mirë i vitit e mbylli ndeshjen me 24 pikë dhe 13 topa në tabelë.

Mike Malone në fund do shprehej: ”Ishte një performancë e dobët nga unë i pari e deri tek lojtari i fundit. Tifozët e Finiks thërrisnin: Finiks do kualifikohet me 4 ndeshje, që do të thotë se ne nuk do arrijmë të fitojmë asnjë , dhe kanë të drejtë , nese luajmë si sot, atëherë nuk do kemi mundësi të fitojmë asnjë ndeshje”.

Ndërkohë sot është akorduar edhe çmimi për mbrojtësin më të mirë të vitit, që i takon Rudy Gober. Për të tretën herë, francezi e merr këtë çmim në NBA. Për sa i përket ndërrimit të trajnerëve pas shkarkimit te Cliford të Orlandos , Stevens të Boston dhe Stots të Portland, vjen dhe shkarkimi i Bjorgrin të Indianas dhe mendohet që zëvendësuesi i tij mund të jetë Terri Stots,  i cili mbylli një aventurë prej 9 vjetësh tek Portland.