Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka nisur mjaft mirë për Flamurtarin dhe Elbasanin. Kuqezinjtë e Flamurtarit kanë mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-0. Beqja dhe Di Estefano ishin autorët e golave të takimit të mbajtur në Vlorë.
Në takimin tjetër Elbasani ka mundur të fitojë me shifrat 3-0 në transfertë ndaj Besëlidhjes. Për verdheblutë e Nevil Dedes golat mbajnë autorësinë e Rami (41’), Klementi (43’) dhe Melos (83′).