RTSH Sport Live

Flamurtari nuk di të fitojë, Tomori ndal Bylisin

  • 17/09/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari nuk di të fitojë, Tomori ndal Bylisin
Janë luajtur sot ndeshjet e javës së tretë në Kategorinë e Parë

Flamurtari akoma nuk e ka provuar shijen e fitores në këtë sezon të ri të Kategorisë së Parë. Në këtë javë të tretë, vlonjatët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballë Kastriotit. Në dhjetë minutat e fundit të takimit, skuadra vlonjate mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq që mori Krivicic.

Bylis është befasuar nga Tomori në një 90 minutësh që prodhoi një barazim 1-1. Beratasit shënuan të parët me anë të Jonathan 45’, ndërkohë që Emini 58’ barazoi sfidën.

Në barazim 1-1 është mbyllur dhe sfida mes Apolonisë dhe Besës, me skuadrën kavajase që shënoi e para me Xhabrahimin 26’, por u arrit në momentet e fundit nga skuadra fierake me anë të Umejiego 90’+6. Ndërkohë sfida mes Luzit dhe Korabit është mbyllur në barazim 0-0.

Rezultatet:

Apolonia-Besa 1-1

Bylis-Tomori 1-1

Kastrioti-Flamurtari 0-0

Luzi-Korabi 0-0