RTSH Sport Live

Flick: Barcelona nuk do zhgënjejë në Champions, do arrijmë objektivat

  • 4 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Flick: Barcelona nuk do zhgënjejë në Champions, do arrijmë objektivat

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencën për shtyp pas humbjes 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Monakos:

"Ndeshja ndryshoi pas kartonit të kuq në minutën e 10-të, duke ndryshuar idenë dhe planifikimin tonë. Ne jemi përpjekur në çdo kohë. Ne u mbrojtëm me pasion, por patëm disa aspekte pozitive në lojë, por në fund ata futën lojtarë të shpejtë dhe ne duam ta pranojmë humbjen. Sigurisht që kur të kthehen lojtarët e tjerë ne do të jemi më të fortë.

Ne jemi një skuadër që i kemi mundësitë për të bërë një paraqitje të mirë në Ligën e Kampioneve. Kanë mbetur edhe shtatë ndeshje dhe ne do t'i arrijmë objektivat tonë”, ka thënë mes të tjerash Hansi Flick.