RTSH Sport Live

Florent Hasani te Rapidi, reagon drejtori i Steauas së Bukureshtit

  • 29/12/2023
  • |
  • Rajoni
Florent Hasani te Rapidi, reagon drejtori i Steauas së Bukureshtit
Mihai Stoica flet për transferimin e sulmuesit në Rumani: Janë shumë para për të

Florent Hasani, golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar me 16 gola dhe autori i dhjetë realizimeve në 18 javë javë kampionat firmosi me Rapidin e Bukurershtit. Klubi rumun pagoi për kartonin e lojtarit 300 mijë euro për dy sezone e gjysëm.  Shifra nuk është shumë e lartë, por e pranueshme për një lojtar që shkonte në skadencë kontrate me bardheblutë në fund të majit.

26-vjeçari nuk është transferimi i vetëm në sulm, Borisav Burmaz dhe Ermal Krasniqi janë dy emrat e tjerë që do i bashkohen skuadrës. Në lidhje me transferimin e Hasanit ka folur drejtori i Steauas së Bukureshtit, që në fakt është një nga rivalët kryeqytetas. Mihai Stoica u shpreh se shifra e paguar për Florent Hasanin ishte shumë e lartë.

“E pashë Florent Hasanin, e kam parë se ku ka luajtur, se çfarë ka arritur. Kishte 7 sezone, por kishte sezone që e mbyllte me zero gola. Luajti në Hungari, në disa ekipe aty…askund me pak fjalë. Më pas del golashënuesi më i mirë në Shqipëri me…10 gola. Edhe çfarë? Janë shumë para të hedhura për të”, tha Stoica.