Njëri prej marrësve më të mirë të NFL-së amerikane, Tyreek Hill, është ndaluar pak ditë më parë nga policia e Floridës pasi kishte kaluar shpejtësinë e lejuar në një zonë pranë stadiumit “Hard Rock”.
Menaxheri i lojtarit, Drew Rosenhaus, ka bërë me dije se klienti i tij akuzohet se ka drejtuar makinën pa patentë dhe mbi shpejtësinë e lejuar.
“Po të mos isha Tyreek Hill vetëm një Zot e di se çfarë mund të ndodhte... mund të më kishin qëlluar ose rrahur”, tha Hill duke akuzuar policinë në një prononcim për “NBC”.