Disa dashuri nuk përfundojnë kurrë dhe kush e di nëse dashuria mes Massimiliano Allegrit dhe Milanit mund të lulëzojë sërish.
Emri i trajnerit të njohur ka dalë në skenë në orët e fundit si një zëvendësues i mundshëm i Paulo Fonsecës në rast shkarkimi, një zgjedhje që do të kishte edhe mbështetjen e vetë Allegrit, gati për të vlerësuar mundësinë e marrjes së detyrës gjatë sezonit në vazhdim.
Është e vërtetë që klubi ka mbështetur punën e Fonsecës deri tani për të konfirmuar besimin e tij, por situata në realitet është ndryshe dhe nëse Milani nuk do të dalë fitues nga “Bentegodi” në sfidën kundër Veronës, eksperienca e portugezit në Milano mund të përfundojë para kohe.