RTSH Sport Live

Formula 1, Vasseur zëvendëson Binotto-n te Ferrari

  • 15/11/2022
  • |
  • Formula 1
Formula 1, Vasseur zëvendëson Binotto-n te Ferrari
Frederic Vasseur dhe Mattia Binotto

“Gazzetta dello Sport” bëri me dije se te Ferrari po bëhen gati për ndryshime të mëdha. Sezoni negativ i Ferrari-t nuk ka kaluar pa pasoja pasi pritet largimi i Mattia Binotto-s. Numri një i skuadrës nga Maranello do të zëvendësohet nga Frederic Vasseur, i cili vjen nga Alfa Romeo.

Vendimi është marrë nga John Elkann pas një mbledhje urgjente. 54-vjeçari nga Franca do të trashëgojë një skuderi që për katër vite nuk ka arritur asnjë sukses.

Frederic Vasseur është kontaktuar prej kohësh nga familja Elkan. Mësohet se kontaktet e para mes 54-vjeçarit të Alfa Romeo-s dhe familjes Elkan janë rrealizuar në verën e 2021.