"Është një realitet. Punëdhënësit e lojtarëve janë klubet. Fuqia e klubeve...". Kështu trajneri i Francës, Didier Deschamps, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Izraelit, ka folur në lidhje me Kylian Mbappé, i cili fundjavën e kaluar luajti me Realin, por me përfaqësuesen nuk u grumbullua për shkak dëmtimi.
Edhe pse jemi në një dritare ndërkombëtare, Deschamps nënvizon se "klubet kanë pasur gjithmonë fuqinë”.
“Në çdo kohë, interesi i përfaqësueseve dhe i klubeve mund të jetë i përbashkët, përveç në një moment. Fakti që klubet mund të jenë të kujdesshëm, nuk them ngurrues, për shkak të kalendarit... a është mirë për përfaqësueset”, tha ai.
“E rëndësishme është që të kemi një bashkëpunim. Nuk jam këtu për ta vënë lojtarin në vështirësi me klubin e tij”, përfundoi ai.