RTSH Sport Live

Franca, tetë gola Norvegjisë

  • 08/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Franca, tetë gola Norvegjisë
Tripletë Adedini, dopietë Bironien e pas tyre Gei, Shabod e Tene, kampionet në fuqi të Europës nuk përmbahen

Franca nuk përmbahet në Kampionatin Europian të futbollit të femrave për moshën deri në 17 vjeç, ndërsa ka mundur 8-0 Norvegjinë duke realizuar fitoren më të thellë të këtij edicioni në pesë ndeshje të luajtura. 6 pikë në dy ndeshje e Franca në raundin tjetër. Dominimi është i plotë i francezeve, ndërsa në të 8’ Eybalin ka humbur njëmbëdhjetëmetërsh, teksa ka goditur shtyllën e djathtë pingule të portës norvegjeze.

Serinë e golave e ka hapur  Gay në të 24’, teksa fluturimthi e ka dërguar topin në rrjetë. Pas dy minutave dyfishon Bironien, e cila, edhe duke shfrytëzuar gabimet e mbrojtjes norvegjeze dhe të portieres Krog, realizon dhe në të 35’. Norvegjia duket e shkërmoqur dhe Shabod bën “rrëmujë” mbrojtjen nordike, ndërsa në të 38’ fikson rezultatin 4-0. Në pjesën e dytë Adedini fikson tripletën e saj.

Fillimisht në të 77’. Në harkun kohor të një minute, saktësisht 87’ dhe 88’, Tene dhe Adedini thellojnë në 7-0. Në kohën shtesë ka kohë për një tjetër gol, që përsëri mban firmën e Adedini e në vërshëllimën e fundit të Triak 8-0 për Francën, që është kampione në fuqi për futbollin e femrave për moshën deri në 17 vjeç.