RTSH Sport Live

Francë, futbolli ndalet: ja pse nuk luhet më 5 maj

  • 05/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Francë, futbolli ndalet: ja pse nuk luhet më 5 maj
32 vjet më parë, para gjysmëfinales së Kupës së Francës mes Bastias dhe Marsejës, humbën jetën 19 persona.

Sot është 5 maj, futbolli ndalon për një ditë në Francë. Për të tretin vit radhazi që kur Parlamenti vendosi të mos luhet asnjë ndeshje në këtë datë. Topi nuk rrokulliset në kujtim të 19 personave që 32 vjet më parë, para gjysmëfinales së Kupës së Francës mes Bastias dhe Marsejës, humbën jetën për shkak të shembjes së një tribune në stadiumin Furiani, që shkaktoi edhe mbi 2 mijë të plagosur.

Një tragjedi e vërtetë, një nga faqet më të errëta të futbollit transalpin, të cilën Parlamenti vendosi ta kujtojë më 14 tetor 2021, duke miratuar një projektligj që parashikon që në Francë të mos luhet asnjë ndeshje futbolli profesionist më 5 maj.