Francesco Totti ka arritur të mundë Covid-19. Një lajm i tillë është bërë publik nga vetë ish-kapiteni i Romës, i cili nëpërmjet një postimi në rjetet sociale, ndër të tjera, ka theksuar: “Tani jam shëruar dhe mund të them me një farë lehtësie se kisha Covid dhe se nuk ishte një shëtitje. Ethe që nuk hiqeshin, mungesë oksigjeni dhe forcat që po binin”.
Toti tregon për gjendjen në të cilën ndodhej: “Diagnostikimi ishte një goditje në zemër: Pneumoni bilaterale për shkak të infeksionit të Sars Cov 2! Duke marrë në konsideratë dhe kohën që u desh për të bërë diagnostikimin, unë isha në gjendje që të trajtohesha nga shtëpia. 15 ditë të gjata, por tani që jam shëruar dua të falenderoj ata që më qëndruan pranë. Një falenderim të veçantë për Prof. Alberto Zangrillo, Prof. Monica Rocco e Silvia Angeletti. Covid mundet duke marrë masat e duhura”.