Të besosh është mirë, por kurrë nuk i dihet dhe prandaj është më mirë të mos rrezikosh një ndëshkim me 100 goditje kamxhiku.
Cristiano Ronaldo duhet ta ketë menduar kur më në fund hoqi dorë nga udhëtimi në Iran për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë që skuadra e tij, Al Nassr duhet të luajë kundër Esteghlalit.
Gjithçka filloi në nëntor 2023, me rastin e një tjetër udhëtimi të Al Nassr në Teheran, atë herë për t'u përballur me Persepolis, me një turmë tifozësh që fjalë për fjalë kishin sulmuar hotelin ku skuadra saudite po qëndronte për të pritur CR7 dhe ndoshta për të marrë një selfie ose një autograf prej tij.
Në realitet, fituesi i shumëfishtë i Topit të Artë nuk i kishte lënë shumë kohë fansave të tij, por kishte ndaluar për të përqafuar dhe puthur në ballë një artiste me aftësi të kufizuara, Fatemeh Hammami Nasrabadi, e njohur jo vetëm në Iran për veprat e saj që pikturon me këmbë. Por gjesti i CR7 me një femër që nuk është gruaja e tij konsiderohet tradhti bashkëshortore sipas ligjeve iraniane dhe dënohet me njëqind goditje me kamxhik.
Al Nassr vendosi që ylli portugez të mos udhëtojë me ekipin, në marrëveshje me Piolin që nuk e përfshiu në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen kundër Esteghlalit.