RTSH Sport Live

Frikë për Lirim Kastratin

  • 22/05/2023
  • |
  • Rajoni
Frikë për Lirim Kastratin
Humbet ndjenjat në fushë, mesfushori i Kosovës tremb shokët dhe stafin

Lirim Kastrati ngriu për disa çaste stadiumin e Ujpestit teksa në minutën e 29-të u shtri pa ndjenja në fushën e lojës. Lojtari i Kosovës që mbron ngjyrat e Ujpestit, u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së kampionatit hungarez kundër skuadrës së Kecskemet duke ngjallur panikun mes lojtarëve dhe stafit.

Ai u përplas me rivalin Hadaro por nuk u ngrit më dhe nuk po jepte asnjë shenjë pasi kishte humbur menjëherë ndjenjat. Ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor e riktheu të vetëdijshëm 24-vjeçarin që gjithsesi u zëvendësua nga trajneri i cili nuk mendoi të rrezikonte më tej me të në fushën e lojës.

Pasi u transportua në spital dhe iu nën shterua anaizave të detajuara, mjekët dolën në përfundimin se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze. Dosa dite pushim dhe Kastrati do të jetë sërish gati për t’i dhënë një dorë të rëndësishme skuadrës së tij në ndeshjet e fundit të sezonit. Mesfushori 24-vjeçar është rritur në radhët e Ujpestit, ndërsa me fanellën e ekipit të parë të Kosovës numëron 9 ndeshje. Ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares Shqiptare U-17.