Frikë e madhe në fushë për mbrojtësin e Torinos, Sebastian Ëalukieëicz. Polaku u rrëzua në fushë gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kampionatit kundër Bolonjës, me vështirësi në frymëmarrje që nuk lidhen drejtpërdrejt me ndonjë dëmtim të mundshëm gjatë lojës. Stafi i Granata-s ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka çuar me shpejtësi në sallën mjekësore të stadiumit për një vizitë fillestare.
Ditët e fundit Walukiewicz kishte ethe dhe për të sqaruar shkaqet e vështirësive në frymëmarrje, lojtari, ende i kthjellët dhe i ndërgjegjshëm, u transportua me ambulancë në spitalin Maria Vittoria për ekzaminime të mëtejshme.