RTSH Sport Live

FSHF sposton derbin, finalja greke në Tiranë?

  • 09/05/2023
  • |
  • Rajoni
FSHF sposton derbin, finalja greke në Tiranë?
AEK-PAOK mund të zhvendoset në “Arenën Kombëtare”

Finalja e Kupës së Greqisë mund të luhet në Tiranë pasi FSHF ka vendosur të pranojë organizimin e sfidës AEK-PAOK ndërsa federata greke gjithashtu po e shikon me prioritet mundësinë e organizimit në vendin tonë.

RTSH Ssport mëson se për të nxitur autoritetet greke të hedhin një hap përpara, oferta nga pala shqiptare është bërë dhe ndeshja derbi Tirana-Partizani e programuar për t’u luajtur në datën 17 maj është tërhequr me 24 orë më herët e mund të luhet në datën 16 maj për të pasur kohën e duhur në dispozicion në mënyrë që në datën 19 maj, në mënyrë që stadiumi “Arena Kombëtare” të jetë gati për ndeshjen e dytë më të rëndësishme të futbollit helen që nuk pranoi ta organizonte Nikozia në Qipro për shkak të trazirave që mund të shkaktojnë tifozët e dy prej skuadrave më të forta të Greqisë.

Mbështetësit e skuadrës bardhezi nga Seleniku dhe ata të AEK-ut dallohen për agresivitetin e tyre dhe organizimi i ndeshjes në Tiranë do të jetë një sipërmarrje e madhe, ndoshta më e rëndësishmja pas finales së Coonference League. Gjatë orëve të fundit ka pasur bisedime të ngjeshura mes dy federatave pasi ishte e pamundur që në datën 24 maj që është edhe data zyrtare e finales, të luhej futbollm pasi stadiumi më modern i vendit tonë, është prenotuar nga një eveniment artistik.