RTSH Sport Live

Güler vendimtar, Reali fluturon në +14

  • 26/04/2024
  • |
  • Spanjë
Güler vendimtar, Reali fluturon në +14
Kryesuesit e La Ligës fituan 1-0 në fushën e Real Sociedad falë golit të futbollistit turk

Ancelotti mund të buzëqeshë. Real Madridi fitoi ndeshjen si udhëtues në San Sebastiàn 1-0, në shtëpinë e Real Sociedad, duke kaluar në 14 pikë epërsi ndaj Barcelonës në ndeshjen e javës së 33-të të La Ligës. Arda Güler vendosi ndeshjen në minutën e 29-të me një goditje të përsosur me këmbën e majtë nga krosimi i ulët i Carvajal.

Një gol për Kubo u anulua menjëherë pas një faulli të Barrenetxea ndaj Tchouameni. Nëntëdhjetë minuta në pankinë për Bellingham. Ky sukses e vendos Real Madridin në 84 pikë, ndërsa baskët mbeten të gjashtët me 51 pikë. Kroos dhe Bellingham pushuan gjatë gjithë ndeshjes, Vinicius në fushë në minutën e 68-të.