RTSH Sport Live

Geri Halliwell mbështet publikisht Christian Horner

  • 02/03/2024
  • |
  • Gosip
Geri Halliwell mbështet publikisht Christian Horner

Pas stuhisë, ka pak qetësi për Christian Horner në Bahrein. Disa orë pas e-mailit anonim me dëshmi të sjelljes së papërshtatshme të drejtorit të ekipit të Red Bull me një punonjëse, gruaja e tij Geri Halliwell arriti tek 50-vjeçari në Manama.

Ish-Spice Girl dhe bashkëshorti i saj mbërritën në pistë të buzëqeshur dhe dorë për dore, si për të larguar çdo thashethem për një ndarje të mundshme pas skandalit që shpërtheu ditët e fundit, pak orë para nisjes së garës.

Kujtojmë që gara e parë e këtij sezoni në Formula 1 do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00 në Bahrein.