Giacomo Vrioni do të vazhdojë aventurën e tij në Major League Soccer. Qendërsulmuesi i kombëtares shqiptare (6 paraqitje për kombëtaren) largohet nga Neë England dhe kalon në Kanada, ku do të veshë fanellën e Montrealit.
I lindur në vitin 1998, sulmuesi kuqezi luajti në Itali me Juventusin (2 paraqitje në ekipin e parë, 11 me U-23), Sampdoria, Venezia, Cittadella dhe Pistoiese. Me New England ai luajti 78 ndeshje, duke shënuar 22 gola dhe 5 asistime.