RTSH Sport Live

Gjen fitoren pas 15 vitesh ndaj Partizanit

  • 10/02/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Gjen fitoren pas 15 vitesh ndaj Partizanit
Dinamo fiton me përmbysje ndaj të kuqve në takimin e së shtunës

Pas takimit të parë, të luajtur pasdreke, të shtunën në mbrëmje janë luajtur dy takime të tjetra, të vlefshme për javën e 23-të të Superiores dhe në Stadiumin “Niko Dovana të Durrësit janë vënë përballë njëra-tjetrës Dinamo dhe Partizani. Të kaltërit e trajnerit Dritan Mehmeti kërkonin fitoren për t’iu afruar edhe më tepër 4-shes së kreut të renditjes, ndërsa të kuqtë e homologut Orges Shehi për të përfituar nga frenimi i Egnatias pasdreke. Ndonëse  Zabërgja jep sinjalin e parë në portën e të kuqve me një gjuajtje me kokë në minutën e 3-të dhe Mba është kundërpërgjigjur me një goditje nga larg brenda të njëjtës minutë, në të 10-ën është një goditje këndi për të kuqtë dhe pas një rrëmuje në zonën dinamovite, ka përfituar Mba, i cili e ka dërguar topin në rrjetë.

Ndonëse Dinamo reagon me Zabërgjën, që ndalet nga portieri Alban Hoxha në minutën e 20-të, menjëherë më pas Partizani gjen edhe golin e dytë, me anë të Carës, por pas ndërhyrjes së Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) ka anulluar gjithçka, për një ndërhyrje të parregullt në fillim të aksionit të Mbasë në dëm të Zabërgjës. Me epërsinë minimale të Partizanit do të mbyllet pjesa e parë në Durrës. Në atë të dytë, është Dinamo që gjen golin e barazimit në minutën e 56-t. Marku godet nga larg dhe topi nuk është zotëruar siç duhet nga Hoxha dhe aty ka përfituar Kaçorri, i cili nuk e ka patur të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Dhe 3 minuta para fundit, Dinamo do të përmbysë shifrat, teksa një aksion i bukur, i nisur nga Zabërgja dhe i finalizuar me sukses nga Lorenco Vila, është anuluar fillimisht nga kryesori pas sinjalizimit të anësorit për pozicion jashtëloje, por më pas është konfirmuar si një gol i rregullt nga VAR-i. Ndonëse Dinamo do t’i luajë 3 minutat e fundit të kohës së rregullt dhe ato 6 shtesë me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Vilës, që mori të dytin e verdhë pasi hoqi fanellën në festimin e golit të dytë. ajo e mbron fitoren 2-1, që është e para në 15 vitet e fundit ndaj Partizanit.

DINAMO-PARTIZANI 2-1

Golat: Kaçorri 56', 87′ Vila 87' / Mba 10'

Është mbyllur sfida në “Niko Dovana”, Dinamo fiton 2-1 derbin me Partizanin

87’ – Lorenco Vila ka shënuar golin e avantazhit për Dinamon. Një moment mes gëzimit dhe hidhërimit për dinamovitët, të cilët kanë parë anësorin të anullojë golin, ndërsa sulmuesi ka hequr fanellën për të festuar. Goli më pas është konsideruar i rregullt, ndërsa Vila është larguar nga fusha për shkak të kartonit të dytë të verdhë.

56’ – Dinamo gjen golin e barazimit. Marku ka lëshuar një goditje nga distanca, e cila nuk është zotëriar si duhet nga Hoxha dhe aty ka përfituar Kaçorri, i cili nuk e ka patur të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

45’-2 – Taipi tenton nga një goditje dënimi në afërsi të zonës, por pa arritur të gjejë kuadratin

26’ – Aksion i bukur e skuadrës së Dinamos, me Denison që lëshon një goditje qëndrore, por Hoxha tregohet I kujdesshëm duke evituar rrezikun.

21’ – Kombinime të bukura mes futbollistëve rë Partizanit, me Carën që ka lëshuar një goditje të zgjuar duke dërguar topin në rrjetë, por një ndërhyrje e VAR ka anulluar gjithçka, për një ndërhyrje të parregullt të Mba në fillim të aksionit ndaj Zabërgjës.

20’ – Zabërgja bën gjithçka bukur dhe në afërsi të zonës kundërshtare godet, por që është pritur pa problem nga Alban Hoxha

10’ – Një goditje këndi për të kuqtë, pas një rrëmuje në zonën dinamovite, ka përfituar Mba, i cili e ka dërguar topin në rrjetë.

3’ – Zabërgja jep sinjalin e parë në portën e të kuqve me një gjuajtje me kokë, ndërkohë që Mba është kundërpërgjigjur me një gjuajtje nga distance brenda të njëjtës minutë

Derbi i fazës së tretë i Superiores, ai mes Dinamos dhe Partizanit sapo ka startuar në stadiumin “Niko Dovana”

DINAMO-PARTIZANI

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni, Gudiabi, Denison, Zabërgja, Vila, Kaçorri.

Trajner: Dritan Mehmeti

PARTIZANI: Hoxha, Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka, Mba.

Trajner: Orges Shehi