Dy gola të Deniz Undav i kanë dhënë tri pikë të arta Gjermanisë në transfertën delikate në Bosnje dhe Hercegovinë. Të besuarit e Julian Nagelsman shënuan edhe dy gola të tjerë, por VAR i anulojë për shkak të pozicionit të parregullt. Heroi i ndeshjes për miqtë ishte Undav (30’,36’). Golin e vetëm për vendasit e shënoi Edin Xheko.
Sa i përket takimit tjetër të Ligës A, Grupi 3, në Hungari ekipi vendas i shkoi shumë pranë fitores pasi kaloi e para në avantazh me Sallain në të 32’, por Holanda arriti që të merrte një pikë falë golit të Dumfries (88’).