RTSH Sport Live

Gjesti i bukur i Ancelottit për Militaon në City-Real: hyn në fushë por...

  • 18/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Gjesti i bukur i Ancelottit për Militaon në City-Real: hyn në fushë por...
Mbrojtësi brazilian hyri në fushë në minutën e 110-të, por iu desh të përballej me një “problem të vogël teknik”.

Eder Militao ka hyrë në fushën e lojës në një moment shumë të tensionuar të çerekfinales së Champions League mes Manchester City dhe Real Madrid. Mbrojtësi brazilian, në veçanti, zëvendësoi një Dani Carvajal të rraskapitur në pjesën e dytë shtesë. Megjithatë, në momentin e zëvendësimit, lojtari kishte një “problem të vogël teknik”.

Sapo hyri në fushë, ish-lojtari i Portos u detyrua të kthehej për shkak të një kërkese të arbitrit Daniele Orsato: të hiqte gjerdanin që kishte harruar në qafë. Militao më pas fluturoi përsëri drejt stolit, hoqi xhevahirin dhe ia dha Ancelottit përpara se të kthehej edhe njëherë në fushë.

Një situatë që (duket se) nuk e shqetësoi aspak trajnerin italian, i cili më pas ia dorëzoi  një bashkëpunëtori. Futbollisti brazilian, në fakt, po bën vetëm paraqitjen e tij të katërt këtë sezon pasi u rikuperua nga dëmtimi i rëndë që e ndaloi në gusht, ashtu si edhe bashkëlojtarët e tij, Courtois dhe Alaba.