RTSH Sport Live

Gjimshiti rikuperon në kohë për transfertën në Venecia

  • 21 orë para
  • |
  • Itali
Gjimshiti rikuperon në kohë për transfertën në Venecia

Gasperini ka marrë lajme të mira nga infermieria. Berat Gjimshiti ka kaluar problemin në ijë gati dy javë më parë.

Sipas medieve italiane Gjimshiti do të grumbullohet për ndeshjen e radhës të Atalantës, atë përballë Venecias.

Për shkak të dëmtimit të pësuar në Gelsenkirshen, Gjimshiti nuk u grumbullua me Kombëtaren kuqezi duke humbur takimet me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë.