RTSH Sport Live

Grizman vuan mbingarkesën

  • 08/02/2024
  • |
  • Spanjë
Grizman vuan mbingarkesën
Sulmuesi francez shfaq shenja lodhjeje, humbet përqendrimin para portës

Griezman po paguan shtrenjtë minutat e shumta që ka luajtur përgjatë sezonit të deritanishëm 2023-2024. Sulmuesi francez nuk ka pushuar asnjë ndeshje, në kampionat, kupë dhe Ligën e Kampioneve. Ai duket i lodhur dhe ka humbur përqëndrimin përpara portës. Grizman nuk ka shënuar në La Liga që nga 19 dhjetori.

Antoine Griezmann po paguan çmimin për minutat e shumta që ka qëndruar në fushë. Sulmuesi francez po tregon shenja lodhjeje, atij i mungon freskia dhe aftësia për të qenë i saktë para portës. Në sulm, Memphis ka hyrë në fushë edhe për shkak të dëmtimit të Moratas dhe po ndajnë minutat me të. Ndërsa Antoine është gjithnjë i përhershëm për Simeonen, nuk ka kush ta zëvendësojë.

Ai  ka luajtur në të gjitha ndeshjet e deritanishme, 23 në La Liga, katër në Kupën e Mbretit, një në Superkupën e Spanjës dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve. Minutat e shumta në këmbë kanë ndikuar në performancën e futbollistit francez kur bëhet fjalë për shënimin e golave.

Në këto 34 ndeshje ai ka shënuar 18 gola, 11 në La Liga, një në Kupë, një në Superkupën e Spanjës dhe pesë në Ligën e Kampionëve. Por golashënuesi më i mirë në historinë e Atléticos, me 175 gola, nuk ka shënuar në La Liga që nga 19 dhjetori i kaluar, kur realizoi dy gola ndaj Getafes.

Simeone është munduar të bëjë rrotacion në skuadër në disa pozicione, por francezi nuk është i përfshirë në këtë sistem. Përpara se të luajë kundër Interit në Ligën e Kampioneve, Atlético do të përballet me Sevillan dhe Las Palmas në La Liga, dy ndeshje aspak të lehta.

Kalendari është i ngjeshur ndaj është e domosdoshme që Griezmann të pushojë për të ofruar sërish versionin e tij më të mirë. I takon trajnerit të gjejë zëvendësuesin e sulmuesit francez.