Barbora Hroncekova, gruaja e Milan Skriniar, foli për revistën Emma. Gruaja zbuloi disa detaje nga jeta e tyre e re në Paris, pasi u largua nga Interi si transferim i lirë verën e kaluar.
"Patjetër që e ndjej se kemi më shumë liri dhe dalim më shumë këtu në Paris. Në Milano rrinim vetëm në shtëpi ose në fusha jashtë shtëpisë. Këtu filluam një jetë shumë ndryshe, sidomos sepse Charlotte shkon në çerdhe”.
“Ne ngrihemi në mëngjes për të shoqëruar Charlotte, shkojmë për një kafe ku të mundemi. Më pas ai shkon në stërvitje, unë shkoj në shtëpi, ku bëj diçka në kompjuter, pastroj. Dhe momenti më i mirë i ditës është kur Milan kthehet dhe ne shkojmë së bashku për të marrë Charlotte”.