RTSH Sport Live

Guardiola falenderon Lukakun për Champions-in

  • 20/04/2024
  • |
  • Angli
Guardiola falenderon Lukakun për Champions-in

Në konferencën ku prezantoi gjysmëfinalen e “Kupës FA” mes Sitit dhe Çelsit, Josep Guardiola ka habitur jo pak me deklaratën e bërë. “Ne fituam Champions-in sepse Lukaku gaboi me portën e boshatisur duke goditur Edersonin në këmbë. Të gjithë flisnin se sa i fortë është Sitit. Kundër Realit kemi tentuar gjithçka për të shënuar gol, por nuk ia dolëm. Në këto nivele ndeshjet vendosen nga detajet”, shpjegon Guardiola i pyetyr si ndihej pas eliminimit në Champions.