RTSH Sport Live

Haaland në Itali, shpërthejnë rrjetet sociale: ja ku ishte dhe çfarë bëri

  • 14/01/2024
  • |
  • Gosip
Haaland në Itali, shpërthejnë rrjetet sociale: ja ku ishte dhe çfarë bëri
Kampioni norvegjez i Manchester City-t është ende i dëmtuar dhe ka marrë pushimin fundjavën

I detyruar ta shikonte Manchester Cityn e tij nga larg për shkak të dëmtimit, Erling Haaland mori një fundjavë pushimi dhe fluturoi për në Itali. Pasdite ai publikoi një foto në Instagram në një fshat duke shkruar “IT”, si Italia.

Më saktësisht, norvegjezi shkoi në Solomeo, Umbria, tek “mbreti” i kashmirit, Brunello Cucinelli. Një udhëtim për modën për sulmuesin e Guardiolës që mbërriti në mëngjes dhe u largua menjëherë pasdite, siç dokumentohet dhe nga postimet në profilin e tij.