Erling Haaland në San Siro? Të shohësh atë në fushë, me një fanellë të Interit apo Milanit, për momentin mbetet vetëm një ëndërr, por prania e tij në tribuna është realitet. Norvegjezi nga Manchester City, vetëm pak javë pasi fitoi Champions League, i lejoi vetes një mbrëmje në Itali për të marrë pjesë në të dytin nga katër takimet në Milano të turneut të Coldplay, të cilat po bëjnë që në "Meazza" të gjitha vendet të jenë të zëna. Silueta e sulmuesit norvegjez u shfaq në tribunë, duke ngjallur kureshtjen e të pranishmëve dhe kërkesën e pashmangshme për selfie...