Në ditët e fundit tenisi është kthyer në fushën ku është “luajtur” më shumë me terma nacionalizmi mes vendeve shqipfolëse dhe Serbisë. Në “Davis Cup” skuadra e Serbisë u prezantua në çerekfinale dhe gjysëmfinale me këngë ultra nacionaliste.
Për këtë fakt Federata Kosovare e Tenisit i dërgoi edhe një notë proteste Federatës Botërore të Tenisit si dhe organizatorëve të “Davis Cup”, por nuk mori kurrë një përgjigje.
Ditën e sotme faqja zyrtare e Federatës Botërore të Tenisit është hackuar. Faqja e “ATP Tour”, e cila ka 3.8 mln ndjekës, shfaqi në postimit e saj në rrjetet sociale një urim në anglisht për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa ishte publikuar edhe fotoja e flamurit të Shqipërisë Etnike.