Uragani Harry Kane në Bundesligë. Sulmuesi anglez, i blerë në afatin kalimtar të fundit nga Tottenham, udhëheq Bayern-in me gola: 15 në vetëm 10 paraqitje në ligë, plus dy në Champions League. Një fillim shkatërrues i sulmuesit, i cili gjithashtu po kërkon ekuilibër në jetën e tij private.
Ish-sulmuesi i Tottenham nuk ka arritur ende të gjejë një shtëpi ku të vendoset, por është akomoduar në një hotel luksoz. Lojtari i lindur në vitin 1993 po qëndron në fakt me familjen e tij në Hotelin Vier Jahreszeiten Kempinski të Mynihut, me një kosto prej 10 mijë euro nata. Anglezi, i cili zbarkoi në Gjermani 12 gushtin e kaluar, ka shpenzuar deri më tani një milion paund për të shijuar luksin shtesë të hotelit bavarez.