RTSH Sport Live

Henry për Barçën: Pësoi 4 gola sepse ishte në panik

  • 17/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Henry për Barçën: Pësoi 4 gola sepse ishte në panik
"Katalanasit janë shembur mendërisht dhe kjo ndodh kur ke frikë”

Thierry Henry, ish-sulmuesi francez i Barcelonës, komentoi për CBS Sports për fitoren dërrmuese të PSG-së: "Katalanasit janë shembur mendërisht dhe kjo ndodh kur ke frikë. Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe në gjysmëfinale ose finale, nuk mund të parashikosh që Araujo do të bëjë një gabim. Në atë nivel nuk mund të bësh gabime, sepse nëse e bën, e paguan menjëherë, prandaj është kaq e vështirë të fitosh këtë kompeticion”.

Henry vazhdon: "Barcelona e meritonte të mbetej në 10 lojtarë, penalltia ishte, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të pësoni gola si ata. Nuk është për shkak se ata luajtën me 10 lojtarë, por sepse filluan të hyjnë në panik dhe nëse kjo ndodh, nuk mund të synosh të fitosh titullin”

“Penalltia e Cancelos? Ju nuk mund ta dini se çfarë mendon një person kur bën diçka, edhe unë ndonjëherë e kam pyetur veten: 'Pse e bëra këtë, pse shkova atje?' Në atë pozicion nuk e di pse ndërhyri kështu”.

Megjithatë, Henry nuk fajëson Xavi-n: “Nuk mund të rikrijosh atmosferën në stërvitje apo inferioritetin numerik, frika... Ka nga ata që qëndrojnë të qetë dhe nga ata që nuk e bëjnë, Van Dijk nuk do të kishte bërë atë që katalanasi bëri, sepse ai është i qetë, por jo të gjithë janë të tillë”.

“Një trajner mund të thotë përpiqu të mos përjashtohesh, e themi të gjithë, por nëse mbetesh me 10 veta, atëherë duhet të ketë një reagim të shpejtë. Si i stërvisim lojtarët për të qëndruar të qetë në situata të vështira? Edhe nëse bërtasim për të mos bërë faull, nëse ndodh, atëherë të kap paniku”.