RTSH Sport Live

Hidhet kalendari i sezonit të ri të Premier Ligës angleze

  • 18/06/2024
  • |
  • Angli
Hidhet kalendari i sezonit të ri të Premier Ligës angleze

Është hedhur ditën e sotme kalendari i sezonit 2024-2025 të Premier Ligës angleze. Shorti ka dhuruar që në javën e parë një superndeshje.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, do të përballet me një fytyrë të njohur në ndeshjen hapëse të Premier League 2024/25. Kampionët në fuqi do ta nisin sezonin ndaj Chelseat, që ka trajner Enzo Marescan, asistenti i Guardiolës te City në sezonin 2022-2023.

Do të jetë një fillim i vështirë për Cityn, i cili më pas pret Arsenalin dhe viziton Neëcastle-n jashtë në gjashtë ndeshjet e tyre të para, ndërsa skuadra fillon sezonin për një titull të pestë rekord radhazi në ligën angleze.

Sezoni do të fillojë zyrtarisht më 16 gusht kur Manchester United do të presë Fulhamin.