Përfaqësuesja kuqezi do të zbresë të hënën në “Mikheil Meskhi Stadium”, Tbilisi, duke nisur nga ora 18:00, në ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve, përballë Gjeorgjisë.
UEFA ka vendosur ti besojë drejtimin e kësaj sfide gjyqtarit holandez, Danny Makkelie.
41 vjeçari do të ketë si ndihmës të tij, Hessel Steegstra dhe Jan de Vries. Mackelie, lindur në vitin 1983, arriti të debutojë në Eredivise në vitin 2009 dhe më pas u bë arbitër i FIFA dy vjet më vonë, në 2011.
Gjatë UEFA Europa League 2019/20 ai ishte drejues i ndeshjes finale të zhvilluar në Këln midis Sevilla dhe Inter. Ndeshje, e cila përfundoi me rezultatin 3-2 për spanjollët, ishte ndër finalet e para të luajtura me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë që shpërtheu në fillim të vitit 2020.
Ishte ndër gjyqtarët e përzgjedhur për Euro 2024, së bashku me Hessel Steegstra e Jan de Vries.