RTSH Sport Live

Humbi sezonin, reagon Carvajal: Do operohem, do të kthehem më i fortë

  • 9 orë para
  • |
  • Spanjë
Humbi sezonin, reagon Carvajal: Do operohem, do të kthehem më i fortë

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Carvajal, pësoi një dëmtim të rëndë mbrëmë gjatë një përplasje në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Villarrealit.

Carvahal duhet të operohet dhe sezoni për të tashmë është i mbyllur. Vetë mbrojtësi ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se do të kthehet edhe më i fortë:

 “Konfirmohet një dëmtim i rëndë në ligamentin kruciat, më duhet të shkoj në sallën e operacionit dhe të qëndroj jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres të shërohem dhe për t'u kthyer si një bishë. Ju faleminderit shumë për mesazhet tuaja, ndihem shumë i dashuruar”.

Në një përplasje me Yeremy Pino, spanjolli pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë. Lojtari u largua nga fusha me barelë.