RTSH Sport Live

Hummels sulmon: Arbitrat? VAR-i i përkeqësoi

  • 21/02/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Hummels sulmon: Arbitrat? VAR-i i përkeqësoi
Mbrojtësi i Borussia Dortmund ka folur për penalltinë e dhënë për holandezët që ishte vendimtare për barazimin

PSV barazoi 1-1 me Borussia Dortmund në ndeshjen e parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve. Malen zhbllokoi sfidën, më pas De Jong shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë. Penallti që shkaktoi shumë diskutime. Mats Hummels, autori i faullit, foli për episodin.

Këto janë fjalët e tij në konferencën për shtyp: "Ishte 0% penallti. Zero. Me ndërhyrjen time preka qartë topin fillimisht dhe pastaj lojtarin, por është futboll. Tillman shpërtheu në të qeshura, Bakayoko shpërtheu në të qeshura në fushë. Të gjithë më buzëqeshën për minuta. Më fal. Kjo është penalltia e dytë qesharake që kemi pësuar pas asaj kundër PSG”.

“Nuk i kuptoj gjyqtarët. Janë dhënë disa penallti vërtet absurde kundër nesh në nivel ndërkombëtar. Fatkeqësisht, mendoj se VAR-i i ka përkeqësuar gjyqtarët. Më parë mendoja se gjyqtarët ishin shumë më të mire”.

Mbrojtësi gjerman më pas i ka çuar gjërat më tej në Twitter duke folur për penalltinë: "Çfarë penalltie japin kundër nesh, edhe një herë! Nuk mund të besoj se vendime si ai mund të merren kundër Chelseat apo PSG me VAR".