Stafi i mjekëve të Lacios është i bindur se Elseid Hysaj nuk do të rikthehet në fushat e lojës përpara grumbullimit të parë të Kombëtareve për 2025-ën.
Siç dihet Shqipëria nis fushatën e Eliminatoreve Kupa e Botës 2026 më 21 mars në “Wembley” përballë Anglisë ndërsa tre ditë më vonë pret në “Air Albania” ekipin e Andorrës.
Për të dy këto ndeshje Silvinjo nuk do të mund të grumbullojë mbrojtësin shkodran. Sipas mejkëve të Lacios dëmtimi në kofshë parashikohet ta lërë jashtë fushave shkodranin edhe për gati 30 ditë të tjera.