Sërish probleme për Ansu Fati. Lojtari i Barcelonës është ndalur sërish për shkak të një problemi fizik gjatë stërvitjes së sotme. 22-vjeçari pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të duhet të qëndrojë larg fushës së blertë për katër javët e ardhshme.
Nuk është hera e parë që Ansu Fati pëson një dëmtim në atë zonë të këmbës. Në fakt, vitin e kaluar te Brighton ai pësoi të njëjtin dëmtim dhe qëndroi jashtë fushës për më shumë se dy muaj.
Ky është dëmtimi i dytë që pëson Ansu Fati këtë sezon. Ai pati një problem me shputën e këmbës, gjë që e pengoi të fluturonte me shokët e tij në Shtetet e Bashkuara për turin përgatitor. Tani një pengesë e re për një lojtar me talent të madh, por që ka treguar se është shumë i brishtë, si dhe i pafat.