RTSH Sport Live

I shkatërruar nga humbja në Champions, kërkesa e papritur e Sabitzer

  • 08/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
I shkatërruar nga humbja në Champions, kërkesa e papritur e Sabitzer
Mesfushori i Borussia Dortmund nuk është rikuperuar ende pas ndeshjes në Wembley

Suksesi në Champions League është ëndrra e çdo futbollisti. Humbja në finale, megjithatë, është makthi i të gjithëve. Marcel Sabitzer, mesfushori i Borussia Dortmund, e di mirë këtë dhe ishte një nga më zemërthyerit pas finales së humbur në Wembley ndaj Real Madridit.

Një goditje e rëndë për lojtarin austriak, i cili që nga grumbullimi i kombëtares së tij përpara EURO 2024, deklaroi se është çdo gjë në rregull përsa i përket anës mentale.

"Ne jemi profesionistë, por jemi edhe qenie njerëzore, nuk mund ti fshehim emocionet. Kisha një dëshirë të madhe për të fituar Champions League dhe ishte e vështirë për mua që  nuk ia dolëm. E kam menduar shumë edhe netët në vijim. Tani po e pranoj dhe nuk do të ketë probleme në kuadër të Kampionatit Evropian".

Sabitzer megjithatë në marrëveshje me skuadrën vendosi të mos marrë pjesë në ndeshjen kundër Zvicrës për t'u rikuperuar sa më mirë: "Vendosëm me stafin për të mos luajtur në miqësore”.