Zllatan Ibrahimoviç në intervistën e tij të fundit është ndalur gjatë te futbolli gjerman për të cilin ka kursyer elozhet. “Admiroj futbollin dhe Kombëtaren gjermane. Stadiumet janë gjithmonë plot”, nis Ibra rrëfimin e tij.
Suedezi pranon se do ti kishte pëlqyer që të kishte luajtur për Bajernin e Mynihut. “Aktivizimi më Bajernin nuk do të kishte qenë keq pasi po flasim për një klub të madh, mes pesë më të mirëve të botës. Historia dhe lojtarët e mëdhenj nuk i kanë munguar kurrë. Madje them se ata kishin mundësi financiare për të më përballuar (qesh). Përtej shakasë, nuk kam qenë kurrë pranë transferimit në Mynih, pasi nuk e pata kurrë në karrirën time një mundësi të tillë. Do të kishte qenë bukur, por fati kishte plane të tjera për mua”, tha Ibra.