RTSH Sport Live

Ibrahimovic: Cardinale më bëri një ofertë që nuk mund ta refuzoja

  • 02/05/2024
  • |
  • Itali
Ibrahimovic: Cardinale më bëri një ofertë që nuk mund ta refuzoja

Zlatan Ibrahimovic ka folur për jetën e tij të re jashtë fushës. "Cardinale më bëri një ofertë që nuk mund ta refuzoja. Fillova të punoj me klubin tre ose katër muaj më parë dhe mund të them se po shkon mirë.

Jeta në përgjithësi po shkon mirë. E pranoj që vendimi për tu tërhequr nga futbolli i luajtur ishte i vështirë për shkak të egos sime, për shkak të asaj që unë mendoj se jam më i miri.

Unë jam akoma më i miri, mund të kisha vazhduar, por zgjodha të ndaloja", ka thënë mes të tjerash këshilltari i lartë i RedBird për Milanin.