RTSH Sport Live

Ikona e Hip/Hop kontratë 5 milionë $ basketbollistes premtuese në lojën 3 kundër 3

  • 28/03/2024
  • |
  • Basketboll
Ikona e Hip/Hop kontratë 5 milionë $ basketbollistes premtuese në lojën 3 kundër 3

Kaitlin Klark, lojtarja më premtuese e basketbollit të Universiteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet se ka marrë një ofertë interesante për të ardhmen.

Klark, e cila do të jetë e para në listën e lojtarëve, të cilat pritet që të zgjdhen në prill prej skuadrave profesioniste, është kontaktuar nga një presonazh i botës së spektaklit, i cili ka themeluar edhe “Big 3” (basketboll ku ndeshen skuadra të përbëra nga tri lojtarë/lojtare).

Bëhet fjalë për “Ice Cube”, aktori dhe rreperi i njohur edhe më parë ka afruar yje të botës së basketbollit në ligën e krijuar prej tij.

Edhe pse ende nuk dihen shifrat në kontratë për Klark, vetë “Ice Cube” ka ripostuar në profilet e tij në rrjetet sociale një lajm sipas të cilit basketbollistes premtuese i ka ofruar 5 milionë dolarë në vit. “Nuk kemi përse të mbajmë asgjë të fshehtë, Kaitlin është një talente e këtij brezi dhe na intereson ta kemi në ligën tonë”, tha “Ice Cube” për CNN.

Klark nuk do të jetë e para që bën këtë kalim nëse pranon ofertën. Më parë Ice Cube ka afruar shumë yje të basketbollit në ligën e tij. Më të njohurit janë Alen Ajverson, Kenion Martin dhe Reshard Ljuis.